Del fotoja e Mikel Ndojit, 56-vjeçarit që plagosi vajzën në Durrës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.01.2026, 20:35

Është publikuar fotoja e 56-vjeçarit Mikel Ndoj, i cili ditën e sotme plagosi vajzën e tij dhe një person tjetër në qytetin e Durrësit. Pas disa orësh kërkimi, ai u arrestua nga policia dhe u shoqërua në ambientet e komisariatit.

Sipas policisë, Ndoj ishte i ndarë nga familja prej rreth gjashtë vitesh, pas episodeve të dhunës në familje. Pas ndarjes, ai ishte larguar drejt Italisë, ku mësohet se kishte qenë edhe i burgosur.

Ngjarja ndodhi në rrugë, pranë një agjencie imobiliare ku punonte vajza e tij, 24 vjeçe. Dyshohet se 56-vjeçari ka shkuar në vendin e punës së saj dhe, pas një debati, e ka goditur në ambientet e jashtme të agjencisë.

Një qytetar, i identifikuar si Memlika, i cili po kalonte rastësisht në zonë, ka tentuar të ndërhyjë për të ndaluar autorin, por ka mbetur edhe ai i plagosur.

Të dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje janë konstatuar shenja gjaku, ndërsa policia ka sekuestruar mjetin e përdorur në sulm.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të akuzave ndaj 56-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit