SHBA: Rrëzohet avioni privat në mes të stuhisë së borës, 7 të vdekur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.01.2026, 20:21

Shtatë persona humbën jetën dhe një anëtar i ekuipazhit mbeti i plagosur pasi një avion privat u rrëzua në aeroportin e Bangor, në shtetin amerikan të Maine, në mes të një stuhie të fuqishme dëbore.

Avioni i tipit Bombardier Challenger 650 sapo ishte ngritur nga pista, kur sipas një dëshmitari “u përmbys dhe shpërtheu në flakë”.

Pamje audio të trafikut ajror tregojnë se pilotët dhe kontrollorët kishin paralajmëruar për dukshmëri shumë të dobët dhe nevojën për pastrim nga akulli, pak çaste para aksidentit. Në një moment, një kontrollor dëgjohet të thotë: “Avioni është përmbysur. Kemi një avion pasagjerësh të përmbysur.”

Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta, por dyshimet kryesore lidhen me kushtet e rënduara atmosferike. Autoritetet federale të aviacionit dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) kanë nisur hetimet.

Aeroporti Ndërkombëtar i Bangorit është mbyllur deri të martën, ndërsa udhëtarët janë këshilluar të ndjekin njoftimet e kompanive ajrore.

Zona ndodhet nën alarm për stuhi dimërore, me reshje dëbore që pritet të arrijnë deri në 40 cm dhe temperatura që nuk do të ngjiten mbi -5°C ditët në vijim.

Stuhia ka shkaktuar mbi 11 mijë anulime fluturimesh në SHBA dhe raportohet se të paktën 9 persona kanë humbur jetën për shkak të motit ekstrem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit