Netanyahu Ramës: “Ti qëndron mbi të tjerët në kuptimin moral”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.01.2026, 19:42

Në një seancë në Knessetin izraelit, kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi Edi Ramën si një lider që “qëndron mbi të tjerët në kuptimin moral”, një vlerësim që jashtë Shqipërisë tingëllon si medalje nderi, ndërsa brenda saj si material i gatshëm për satirë politike.

Teksa në Izrael flitej për empati të rrallë, kurajo dhe miqësi të thellë, në Tiranë debati publik vazhdon të sillet rreth akuzave për korrupsion, abuzim me fondet publike dhe afera qeveritare që prej vitesh shoqërojnë emrin e kryeministrit. Një kontrast i fortë mes imazhit ndërkombëtar dhe realitetit vendas, ku morali politik matet më shumë me tenderë sesa me fjalime.

Ironia bëhet edhe më e theksuar kur në sfond qëndrojnë raste të përfolura si ai i Belinda Ballukut, ku opozita dhe kritikët flasin për menaxhim klientelist të sektorëve strategjikë, ndërsa qeveria përgjigjet me heshtje ose me ceremoni të tjera jashtë vendit. Në këtë panoramë, “qëndrimi mbi të tjerët” duket se funksionon më mirë në podiume ndërkombëtare sesa në raportet e institucioneve të brendshme.

Në Knesset, Rama u përshkrua si lider që “rrjedh empati nga zemra” dhe që përfaqëson një Shqipëri që “hap krahët si shqiponja”. Në Shqipëri, për një pjesë të madhe të publikut, e njëjta shqiponjë duket se hap krahët vetëm për tenderë, koncesione dhe projekte miliardëshe, ku pyetja kryesore mbetet gjithmonë e njëjtë: kush përfiton realisht?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit