Rama: Kurti s’priste që do të jem kryetar i Prishtinës, as unë s’prisja se do t’i fitojë 51.11%

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.01.2026, 19:34

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se projekti i Unazës së Kryeqytetit është “mëse i nevojshëm” dhe po qëndron “i gatshëm” prej vitesh.

Një ditë pasi i kërkoi publikisht kryeministrit Albin Kurti që ta “zhbllokojë” nisjen e këtij projekti, Rama tha në Frontal se “përfitimet puro politike partiake apo egoiste duhet të lihen mbrapa”.

Rama tha se Kurti nuk e ka paraparë se ai s’do të jetë kryetar i Prishtinës, por tha se edhe ai s’e ka paraparë që Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitonte zgjedhjet aq bindshëm.

“Ai e ka paraparë që unë nuk do të jem. Edhe unë nuk e kam paraparë, me të tregu të drejtën, që do t’i fitojë ai 51.11%, kështu që duhet me i rishqyrtu pozicionet”, tha ai.

“Ne jemi të zgjedhur nga qytetarët dhe kemi nevojë për bashkëpunim të mirëfilltë që t’i shtyjmë këto procese madhore”, tha Rama.

Ai tha se projektet e Komunës së Prishtinës janë edhe “për të mirën” e Kurtit dhe familjes së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit