Një situatë alarmante po ndodh në lagjen Valias të Bashkisë Kamëz, vetëm 10 metra larg godinës administrative, ku kanali i ujërave të zeza është totalisht i hapur dhe i pambuluar. Banorët e zonës tregojnë se kjo gjendje ka krijuar rrezik për shëndetin dhe sigurinë e tyre, pasi kanali shtrihet në mes të lagjes dhe çdo ditë banorët kalojnë aty pranë.
Pavarësisht investimeve të shumta me qindra miliona euro në infrastrukturën e ujërave dhe projektet e rindërtimit të zonës, Bashkia e Kamzës duket se kanë lënë pas dore sigurinë e qytetarëve. Çuditërisht, sipas videove të mbërritura në redaksi, tubi i ujit të pijshëm është vendosur brenda kanalit të ujërave të zeza, duke krijuar një situatë potencialisht të rrezikshme për shëndetin publik.
Banorët shprehen të pakënaqur dhe të shqetësuar, duke thënë se investimet që kanë kryer nuk po përkthehen në kushte reale dhe të sigurta jetese.