“Vërini gishtin kokës”, shefi i NATO-s: Europa s’mund të mbrohet pa SHBA!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.01.2026, 19:29

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Europa nuk është në gjendje të mbrohet e vetme pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, duke hedhur poshtë zërat që kërkojnë shkëputjen ushtarake nga Uashingtoni.

“Nëse dikush mendon se Bashkimi Europian apo Europa si e tërë mund të mbrohet pa SHBA-në, vazhdoni ëndërroni. Nuk mundeni,” u shpreh Rutte para Parlamentit Europian.

Ai paralajmëroi se nëse Europa do të tentonte të qëndronte e vetme, shpenzimet për mbrojtjen do të duhej të rriteshin deri në 10% të GDP-së, përfshirë investime me miliarda euro në armë bërthamore.

“Në atë rast do të humbnit garantuesin suprem të lirisë sonë, ombrellën bërthamore të SHBA-së,” tha Rutte.

Shefi i NATO-s theksoi se angazhimi amerikan ndaj nenit 5 të Aleancës mbetet i plotë, por se SHBA pret që vendet europiane të rrisin ndjeshëm shpenzimet ushtarake.

Rutte gjithashtu hodhi poshtë idenë e një force të pavarur ushtarake europiane që do të zëvendësonte trupat amerikane, duke paralajmëruar se një lëvizje e tillë “do ta kënaqte Vladimir Putinin”.

Sa i përket Groenlandës, ai tha se NATO do të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e Arktikut, por çdo vendim për praninë amerikane i takon Danimarkës dhe autoriteteve lokale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit