Plagosi me thikë vajzën e tij para vendit të punës, arrestohet 56-vjeçari në Durrës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.01.2026, 15:51

Pas disa orësh nga ngjarja, policia arrestoi 56-vjeçarin Mikel Ndoj, i cili plagosi me thikë vajzën e tij, 24-vjeçaren Xhensila Ndoji. Ai ishte i divorcuar për shkak të dhunës së vazhdueshme në familje.

56-vjeçari ka precedent penal në Itali për dhunë, për të cilën kishte vuajtur disa vite burg. E ëma e vajzës së plagosur punonte në një fasoneri pranë vendit të ngjarjes.

Krimi ndodhi jashtë një agjencie imobiliare ku punonte Xhensila. Përveç saj, u plagos edhe një koleg i punës që ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes. Të dy viktimat vazhdojnë trajtimin mjekësor në spital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit