Aksident në Gramsh, humb jetën mësuesja dhe shoferi, plagoset infermierja

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.01.2026, 14:37

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në aksin Kabash–Porocan, në Gramsh, pranë fshatit Bardhan, ku një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën në vend, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Në mjet udhëtonin një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit, të gjithë pjesë e personelit të shërbimit në zonat rurale.

Mësohet se mësuesja dhe drejtuesi i mjetit kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa infermierja është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit