Kapet skifteri shqiptar dhe rus, grabisnin përmes teknikës së vrimave

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.01.2026, 13:52

Dy persona, një shtetas rus dhe një shqiptar, kanë përfunduar në pranga në Itali, të dyshuar si pjesë e një bande grabitësish që vepronin në zonën e Riminit. Ata akuzohen se përdornin të ashtuquajturën “teknikë e vrimave”, duke çarë muret e jashtme të bizneseve për të hyrë brenda pa u vënë re, kryesisht gjatë orëve të natës.

Ngjarja e fundit ka ndodhur gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, kur objektiv i tyre u bë një restorant i njohur pranë stacionit të trenit në Rimini. Në vend që të thyenin derën kryesore, autorët hapën një vrimë në murin e ndërtesës, duke arritur të marrin para nga arka, si dhe disa shishe vere dhe produkte ushqimore, me një vlerë totale prej disa qindra eurosh.

Arratisja e tyre zgjati pak. Falë sistemit të kamerave të sigurisë, policia arriti të rindërtojë shpejt lëvizjet e grabitësve dhe t’i identifikojë autorët. Pas analizimit të pamjeve filmike, u arrestuan një rus 36-vjeçar dhe një shqiptar 37-vjeçar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse janë të përfshirë edhe në raste të tjera grabitjesh në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit