Vlonjatët me kosto shtesë, Lorena e ASHK me shpikje! Sjell Kadastrën e Vlorës në Tiranë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.01.2026, 13:17

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka vendosur mbylljen e strukturave vendore të Kadastrës në Vlorë. Vendimi hyn në fuqi më 1 shkurt 2026 dhe parashikon transferimin e të gjitha shërbimeve të menaxhimit të pronave drejt Tiranës.

Sipas dokumentit zyrtar, ky ndryshim bëhet për të “përmirësuar organizimin e punës” dhe për të rritur eficencën e institucionit. Banorët e Vlorës do të duhet të udhëtojnë në kryeqytet për çdo shërbim që lidhet me dokumentet e pronësisë, duke shtuar kostot dhe kohën e nevojshme për këto procedura.

Gjatë drejtimit të Goxhobellit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka pasur raporte për shkelje në proceset e legalizimeve dhe raste të abuzimeve me pronat publike. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar qindra shkelje që lidhen me procedurat e ndjekura dhe favorizime të individëve të caktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit