12-vjeçarja në Gjirokastër abuzohet nga personi që dyshohet se i vrau të atin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.01.2026, 12:54

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Gjirokastër, ku një vajzë 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht për rreth dy vite me radhë nga partneri i nënës së saj.

Për këtë ngjarje, Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin Kelmend Krusa, 39 vjeç, me origjinë nga Dibra dhe banim të përkohshëm në Gjirokastër. Ai dyshohet se ka ushtruar abuzim seksual ndaj vajzës së mitur, e cila është bija e bashkëjetueses së tij.

Ngjarja është zbuluar nga Policia përmes metodave hulumtuese, ndërsa deri më tani nuk ka një kallëzim zyrtar nga ana e të miturës apo e nënës së saj. Autoritetet po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj çështjeje të rëndë.

Nga hetimet rezulton se Kelmend Krusa ishte arrestuar pak ditë më parë, së bashku me vëllanë e tij binjak, Klodian Krusën, në një operacion të përbashkët të Policisë së Dibrës dhe Gjirokastrës. Dy vëllezërit dyshohet se janë autorë të vrasjes së shtetasit Artur Lleshi, ngjarje e ndodhur në Dibër në vitin 2018. Viktima rezulton të jetë babai i vajzës së mitur që dyshohet se është abuzuar seksualisht.

Sipas burimeve, pas zhdukjes në rrethana të mistershme të bashkëshortit të saj në vitin 2018, i cili më pas u gjet i vrarë, nëna e vajzës u largua drejt Gjirokastrës, ku nisi bashkëjetesën me Kelmend Krusën, duke marrë me vete edhe fëmijët e saj.

Po ashtu, Kelmend Krusa rezulton të ketë lidhje familjare me viktimën Artur Lleshi, pasi janë kushërinj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit