Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, vizituan sot Murin e Lotëve në Jerusalem, vendi i shenjtë ku hebrenjtë luten për paqen. Rama ka lënë gjithashtu dhe një shënim ku shkruan: Është gjithmonë një përvojë unike të jesh përpara këtij Muri dhe uroj që Zoti, përmes këtij muri të fuqishëm, t'i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!
Por për ata që e njohin politikën shqiptare, nuk është letra ajo që mban vëmendjen, është çfarë ndodh në kokën e kryeministrit. Midis prehjes së dorës në Murin e Lotëve dhe përulësisë ceremoniale, nuk do ishte çudi nëse Rama ndër të tjera ka shprehur dëshirën për të zgjatur pushtetin e tij për shumë vite të tjera në Shqipëri.
Me Kipah mbi kokë si izraelit dhe fytyrë të përulur, Rama duket si çdo vizitor i devotshëm, por kush e di se në kokën e tij ndodhet një kabinet i tërë i “këshilltarëve të brendshëm”, një diskutim imagjinar mbi edhe sa mandate duhet të ketë, si të vërë në gjumë opozitën dhe ndoshta si të përdorë çdo hap për të lënë gjurmë.
Muri i Lotëve është pjesë e Tempullit të Dytë të shkatërruar nga romakët në vitin 70 pas Krishtit dhe është një vend lutjeje për hebrenjtë për mbi 2,000 vjet. Vizitorët lënë letra me lutje për fat, shëndet dhe paqe, të cilat nuk hapen kurrë, duke e kthyer murin në një “arkiv universal” të shpresave njerëzore.
Disa besojnë se gurët mbajnë energji shpirtërore të veçantë. Dhe me shumë mundësi, Rama ka hapur zemrën me Murin jo vetëm për paqe, por edhe për disa vite të tjera në pushtet. Ju po të ishit përpara Murit të Lotëve, çfarë dëshire do të kishit?