Një 31-vjeçar, i identifikuar si Kedi Spaja, është arrestuar në flagrancë në bulevardin “Zhan D’ark”, pasi u kap duke mbajtur pa leje një armë zjarri pistoletë me municion.
Sipas njoftimit zyrtar, Spaja ndodhej si pasagjer në një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga shtetasi S. Z., 51 vjeç. Dyshohet se automjeti tip "Audi" ka kaluar me semafor të kuq dhe është ndaluar nga forcat e posaçme "Shqiponja". Gjatë kontrollit të ushtruar, arma e zjarrit u gjet në çantën e dorës së 31-vjeçarit dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, Kedi Spaja u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa drejtuesi i automjetit u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.