Ia kërkoi Rama, jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT-së Dallëndyshe Bici

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.01.2026, 12:12

Dallëndyshe Bici ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), pas zhvillimeve të fundit politike dhe hetimore që lidhen me emrin e saj. Vendimi vjen pas muajsh tensioni dhe diskutimesh brenda strukturave institucionale, ndërsa pritet që organet kompetente të japin sqarime mbi hapat e mëtejshëm.

Dorëheqja e saj ishte kërkuar rreth një muaj më parë nga kryeministri Edi Rama, por procesi ishte shtyrë për arsye të brendshme të institucionit. Ky vendim duket se finalizon një periudhë të gjatë të vëmendjes publike dhe hetimeve që lidhen me aktivitetin e IKMT-së.

Burimet gjithashtu bëjnë me dije se ndaj Bicit ekziston një dosje e hapur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila ndodhet në fazën e verifikimit dhe ende nuk ka pasur komunikime zyrtare nga ana e organit të akuzës. Pritet që në ditët në vijim të ketë sqarime të mëtejshme lidhur me dorëheqjen dhe zhvillimet e tjera që lidhen me këtë çështje.

Në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit është emëruar Adriatik Kupi, i cili ka qenë drejtor në OSSH.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit