“Parkime me pagesë s’ka”, dita e punës 20 mijë lekë, gjobat e policisë 10 mijë lekë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.01.2026, 11:06

Qytetarët e Lushnjes ankohen për vendosjen e gjobave nga Policia Bashkiake, të cilat sipas tyre janë të tepruara dhe po i rëndojnë ekonomikisht.

Një qytetar i cili i është drejtuar redaksisë tonë shprehet se gjobat vendosen pa kriter, ndërkohë që mungojnë vende të mjaftueshme parkimi. Ai ka sqaruar se makina e tij është mjet pune dhe se ditën e punës e ka 20 mijë lekë por ato që fiton me mund e djersë po i shpenzon për të paguar gjobat.

Qytetari thotë se gjatë tre muajve të fundit ai ka marrë mbi 30 gjoba. Ai thekson se kjo situatë e vështirëson ndjeshëm jetesën dhe bën thirrje për ndërhyrje nga autoritetet për të rregulluar situatën e parkimeve dhe për të ulur gjobat e tepruara.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq policia bashkiake lushnje na grin nga gjobat v3ndosin kote me kote plus qe ska parkime ne lushnje po na heqin dhe leket qe punojm gjith diten,makina eshte mjet pune dreqi e mori,ju lutem postoheni. 20mije lek marim dita dhe kete ti paguajm gjoba. Kjo eshte vidio tani qe bera

Po plasa mor vlla kan ndenj ne heshtje 3 muaj rjesht mbi 30 gjoba o vlla kete radh mu sos durimi. Dhe daten e kan ven 23 pastaj e kan korigju 26. Bashkia LushnjeU degjeneruam me gjoba se per aq punojme

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit