Babai në Durrës plagos me thikë vajzën e tij dhe dhëndrin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.01.2026, 10:18

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit, ku një baba Mikel Ndoi ka plagosur vajzën e tij Xhesika Ndoi dhe dhëndrin e tij në mes të rrugës.

Ende nuk janë bërë të ditura motivet që çuan në këtë akt, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

Banorët e zonës kanë shprehur shqetësim për incidentin, ndërsa autoritetet po mbledhin dëshmi dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për të sqaruar situatën.

Nuk raportohet ende për gjendjen e vajzës dhe të personit tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit