Bastiset shtëpia e kryeshefit Burim Shala, shkak tenderi për blerjen e 5 kamionëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.01.2026, 10:15

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në ndërmarrjen publike regjionale të pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren.

Prokurori i rastit, Halim Borovci konfirmoi se aksioni ka të bëjë me hulumtimin e zhvilluar nga “Betimi për Drejtësi” lidhur me tenderin prej afro 400 mijë eurosh për blerjen e 5 kamionëve dhe një autofshesë.

Borovci po ashtu ka konfirmuar se përveç bastisjeve në zyrat e “Ekoregjionit”, është bastisur dhe shtëpia e kryeshefit Burim Shala.

Veprat penale për të cilat është duke u zhvilluar aksioni janë “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim me prokurim publik”.

Aksionin e ka konfirmuar, zëdhënësja e PSRK-së, Arbnorë Luta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit