Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.01.2026, 08:50
Një grua e moshuar është bërë virale në rrjetet sociale për reagimin e saj kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Videoja ka tërhequr vëmendje të madhe për shkak të mënyrës së pazakontë të shprehjes së pakënaqësisë së saj.
Në pamjet e publikuara, shihet momenti kur Berisha nis fjalimin gjatë protestës që u mbajt të shtunën, ndërsa e moshuara i afrohet ekranit të televizorit dhe fillon ta godasë atë me shapka. Mes të bërtiturave, ajo dëgjohet teksa thotë: “Ik se na mërzite”, duke shprehur hapur zemërimin e saj.
Siç duket nga videoja, e moshuara nuk ka aspak simpati për kreun e PD-së, i cili të shtunën organizoi një protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta dhe komente nga përdoruesit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR