Erëra të fuqishme godasin Prishtinën, shkaktohen dëme materiale në disa zona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.01.2026, 08:35

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se erërat e forta që kanë mbizotëruar gjatë mbrëmjes kanë shkaktuar dëme të lehta materiale në disa zona të Kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e Zjarrfikësve të Kryeqytetit kanë reaguar menjëherë pas raportimeve dhe kanë dalë në terren, duke vazhduar angazhimin edhe në territorin e Komunës së Fushë Kosovës, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe parandalimit të rreziqeve të mundshme.

Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë qëndrimit ose lëvizjes në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave të dëmtuara, të cilat mund të paraqesin rrezik për sigurinë.

Gjithashtu, në raste emergjente, qytetarët janë ftuar të kontaktojnë numrat emergjentë të Kryeqytetit për të kërkuar ndihmë dhe asistencë të menjëhershme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit