Një aksident i rëndë rrugor u shënua mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te drejtuesit e mjeteve që qarkullonin në këtë segment.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti dyshohet se po lëvizte me shpejtësi dhe gjatë tentativës për të shmangur gurë dhe dhera të rëna mbi rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin. Mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike dhe më pas është përmbysur, duke rënë sërish në trasenë e rrugës.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer tjetër kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa policia po heton rrethanat e plota të ngjarjes.