Një zjarr i përmasave masive ka përfshirë zonën e njohur si “Qafa e Luadhit”, pranë Orikumit, duke shkatërruar një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të dendur. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era, duke krijuar një situatë shqetësuese për zonën përreth.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë kryesisht shkurre dhe bimësi natyrore.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet zjarrfikëse janë vënë në lëvizje dhe po shkojnë drejt vendngjarjes për të izoluar vatrën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo banesa të rrezikuara drejtpërdrejt.