Motori del nga rruga në Fier, humb jetën drejtuesi 35-vjeçar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.01.2026, 18:20

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Fier–Libofshë.

Sipas Policisë, një motomjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç. Motomjeti rezulton të ketë qenë pa targa.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit