Vrasja me çekiç e 57-vjeçarit, gruaja: Vdiq për të mbrojtur 3 të moshuar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.01.2026, 15:03

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me çekiç e Petrit Ndout, 57-vjeçarit nga fshati Bushnesh, që ndodhi pak pas mesnatës së 20 janarit. Bashkëshortja e tij, Gjystina Ndou, ka treguar se i shoqi ndërhyri për të mbrojtur tre persona të moshuar që po dhunoheshin në rrugë, duke u përpjekur të ndalonte autorin e konfliktit.

Sipas dëshmisë së saj, çifti po kthehej nga një festë familjare kur konstatuan dy automjete të bllokuara në rrugë nga një mjet tjetër, drejtuesi i të cilit po krijonte trazira dhe po godiste automjetet e tjera. Petrit Ndou zbriti nga makina për të ndihmuar të moshuarit dhe për të ndërhyrë te autori i dhunës, duke i kërkuar të ndalonte, por më pas u largua për pak kohë pas këshillës së bashkëshortes për t’u fshehur, duke njoftuar edhe familjarët dhe policinë.

Kur u kthye për të kontrolluar automjetin e tij, Petrit Ndou u sulmua në befasi dhe u godit në kokë me një çekiç, duke mbetur pa ndjenja në rrugë. Familjarët që mbërritën në vendngjarje e gjetën të shtrirë pa shenja jete, ndërsa bashkëshortja tregon se agresori konfirmoi vendndodhjen e tij: “Është në tokë disa metra më tutje.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit