Humb jetën në burgun e Shkodrës, 20-vjeçari nga Rumania!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.01.2026, 14:26

Një i burgosur ka ndërruar jetë këtë të shtunë pasi u transportua me urgjencë në spital. Viktima është identifikuar si Nicolae Ionnut Erion Deliver, 20 vjeç, me origjinë nga Rumania dhe banues në Shkodër. Sipas të dhënave paraprake, i riu u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore brenda ambienteve të institucionit të vuajtjes së dënimit, nga ku u dërgua fillimisht në Spitalin e Koplikut, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Drejtoria e Burgjeve bëri me dije se gjatë paradites së sotme, 20-vjeçari është konstatuar nga personeli i shërbimit duke qëndruar në shtrat, gjë që solli njoftimin e menjëhershëm të stafit shëndetësor të institucionit. Pas vlerësimit mjekësor, atij iu konstatuan parametra jetësorë të ulët, u dha ndihma e parë dhe u vendos transportimi i menjëhershëm drejt urgjencës së spitalit rajonal, por pa mundur të mbijetojë.

Nicolae Ionnut Erion Deliver ishte arrestuar në tetor të vitit 2024 për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet edhe raporti mjeko-ligjor për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit