Lumi ka shembur rrugën, banorët e fshatit Bilaj prej 3 muajsh të izoluar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.01.2026, 10:30

Banorët e Fshatit Bilaj, në rrugën Skura-Fushë-Krujë, ndodhen prej tre muajsh të izoluar pas shembjes së rrugës kryesore nga lumi. Situata ka krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim dhe në lidhjen me pjesët e tjera të qytetarit.

Një qytetar që ka denoncuar rastin në redaksinë tonë shprehet se rruga alternative është e bllokuar nga një fqinj dhe se as Bashkia e as njësia administrative nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për zgjidhjen e problemit. Ai thekson se komuniteti ka mbetur pa rrugë dhe pa asnjë mundësi për të siguruar shërbimet bazë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale për të rikthyer qarkullimin dhe për të parandaluar pasojat e mëtejshme që mund të shkaktojë izolimi i tyre. Ata bëjnë apel që zëri i tyre të dëgjohet dhe situata të zgjidhet sa më shpejt.

Denoncimi i qytetarit:

Pershedetje si jeni un jam nje banor nga Fshati Bilaj tek rruga Skura fushkruj kam nje hall te madh na ka shemb lumi rrugen dhe kemi mbetur pa rruge kemi nje rruge tjetr por ajo e ka bllokuar nje komshi as Bashkija as njesia bubq nuk vepron ju lutem na nimoni. Kemi 3 muaj te izoluar dhe askush s na jep asnje zgjidhje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit