Tensione në komisariatin nr.1, përplasje mes deputetëve të PD dhe efektivëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2026, 00:55

Mbrëmjen e sotme janë regjistruar tensione në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.1 në Tiranë, pas përfundimit të protestës së organizuar nga opozita.

Siç shihet dhe në pamje, disa deputetë të Partisë Demokratike, së bashku me qytetarë dhe familjarë të personave të shoqëruar gjatë protestës, kanë hyrë në ambientet e komisariatit, ku janë dërguar protestuesit e ndaluar nga policia.

Deputeti Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj u futën brenda komisariatit, ku kërkuan informacion dhe sqarim lidhur me situatën e personave të shoqëruar.

Gjatë qëndrimit në komisariat, ka pasur përplasje dhe tensione verbale mes palëve, ndërsa kërkesa kryesore ka qenë lirimi i protestuesve të ndaluar.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka deklaruar se gjatë protestës janë shënuar incidente, ku disa qytetarë kanë mbetur të lënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit