Vlorë: Goditet me thikë një person në bulevardin kryesor të qytetit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.01.2026, 21:25

Një incident është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Vlorës, ku një person ka mbetur i plagosur me mjet prerës.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët e pranishëm në zonë. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit