Një nënë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar atë që ajo e cilëson si mungesë transparence, sjellje arbitrare dhe krijim klime presioni nga drejtuesja e Kopshtit Shtetëror nr. 8 “Bambi” në Tiranë.
Sipas denoncimit, rreth 20 prindër të fëmijëve që ndjekin këtë institucion shtetëror kanë kërkuar transparencë dhe informacion zyrtar, përmes një komunikimi në grup, lidhur me vendimmarrjen dhe aktivitetet e zhvilluara për fëmijët. Por, në vend të një përgjigjeje zyrtare dhe të hapur, ata pretendojnë se janë kontaktuar individualisht në privat, përmes mesazheve dhe telefonatave, madje edhe në orë të vona, duke u kërkuar të paraqiten në zyrën e drejtoreshës.
Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me ndalimin e papritur të aktivitetit standard të festimit të ditëlindjeve me animator, një praktikë që, sipas prindërve, zhvillohet normalisht në kopshtet e tjera të Tiranës për të mos i privuar fëmijët nga gëzimi. Si pasojë, aktiviteti është zhvilluar jashtë ambienteve të kopshtit, në një lokal pranë, gjë që sipas denoncueses ka sjellë trishtim dhe zhgënjim tek fëmijët dhe prindërit.
Denoncuesja thekson se disponon mesazhe, data dhe orare telefonatash, të cilat sipas saj faktojnë presionin dhe shmangien e transparencës nga ana e drejtueses së institucionit.
Një tjetër pikë problematike ka të bëjë me të ashtuquajturin “kontribut vullnetar”. Prindërit pretendojnë se:
Kontributi është kërkuar në dy forma:
Sipas tyre, vitet e kaluara ky kontribut është menaxhuar nga grupi i prindërve të bordit dhe mësueset, të cilat njihnin realisht nevojat e fëmijëve gjatë procesit mësimor. Ndërsa këtë vit, prindërit pretendojnë se menaxhimi është bërë nga drejtoresha dhe se nuk është blerë as 10% e materialeve të nevojshme për zhvillimin normal të orëve mësimore.
Po ashtu, prindërit denoncojnë se atyre që nuk kanë kontribuar financiarisht u është kërkuar me detyrim pagesa për riparimin e karrigeve dhe blerjen e një çetofonie, duke theksuar se këto janë përgjegjësi të shtetit dhe jo të prindërve.
Duke qenë se bëhet fjalë për një institucion shtetëror, prindërit theksojnë se transparenca dhe trajtimi i barabartë janë detyrim ligjor. Sipas tyre, sjellja e drejtoreshës krijon klimë frike dhe presioni, ndërsa fëmijët po bëhen viktima të arbitraritetit institucional.
Në këtë ankimim publik, prindërit kërkojnë:
JOQ Albania e publikon këtë denoncim për transparencë dhe mbetet në pritje të një reagimi zyrtar nga drejtuesja e Kopshtit nr. 8 “Bambi” apo institucionet përkatëse, për të pasqyruar edhe qëndrimin e tyre.