Grabitje në Shkodër: Futet me çekiç te pika e kredive dhe kërcënon punonjësit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.01.2026, 17:38

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër pasditen e sotme, rreth orës 15:30, ku një shtetas ende i paidentifikuar hyri në një pikë kredidhënëse duke mbajtur një çekiç në dorë.

Sipas njoftimit paraprak, autori kërcënoi punonjësit dhe mori një shumë parash në lekë, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë kontrolle intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të rastit dhe identifikimin e personit përgjegjës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit