Bulqizë: Ambulanca përplaset me një automjet, pacienti dërgohet drejt Tiranës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.01.2026, 17:04

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Bulqizës, ku një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar shqetësim për gjendjen e personave të përfshirë.

Sipas informacioneve paraprake, ambulanca ishte në shërbim dhe vinte nga Peshkopia. Si pasojë e përplasjes, një person që ndodhej në mjetin e urgjencës është transportuar fillimisht në Spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore dhe pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Deri në këto momente, nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e personave të lënduar nga aksidenti, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit