Shqiptarët në Angli shesin telefona në TikTok: 300 mijë £, ka numra të drogaxhinjve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.01.2026, 14:20

Sipas Daily Mail, trafikantët shqiptarë të drogës në Britani po shesin telefona celularë të lidhur me baza të klientëve në TikTok për mbi 300,000 paund. Këto “linja” telefoni përdoren për të marrë porosi droge, duke përfshirë kokainë, dhe u ofrohen kriminelëve të tjerë shqiptarë për të përfituar nga fluksi i gatshëm i klientëve. Shitësit madje ofrojnë mundësinë për të testuar telefonat para blerjes dhe sigurojnë se pajisjet janë “të sigurta nga ndërhyrjet e ligjit”.

Një llogari e quajtur ‘Albanian Postcode’ në Brighton dhe Hove po shet një linjë telefoni për 300,000 £, e cila mund të marrë deri në 900 gram kokainë çdo javë. Një tjetër, ‘Albanian Postcode1’, ofron një telefon në Barking, Londër, që merr rreth 350–400 porosi në javë, ndërsa një tjetër në Leicester shitet për 90,000 £. Një ish-taksist shqiptar, i cili shpërndante deri në 30 gramë kokainë në ditë, tregoi mënyrën se si funksiononte zinxhiri i shpërndarjes dhe klientët, përfshirë edhe profesionistë si mjekë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, bandat shqiptare kontrabandojnë qindra miliona paund të fituara nga droga dhe i dërgojnë në Shqipëri çdo vit. Burime policore thonë se këto grupe janë të vendosura fort në gjithë Britaninë, duke drejtuar operacione të mëdha droge, ndërkohë që në Liverpul ende dominojnë bandat lokale britanike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit