Polici i Elbasanit e shiste drogën për të burgosurit deri në 200 mijë lekë të vjetra

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.01.2026, 12:02

Personi në foto është Ndriçim Kroi, punonjës i policisë së burgjeve, i cili sipas Prokurorisë së Elbasanit rezulton i përfshirë në një skemë të organizuar të futjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike brenda IEVP Elbasan. Hetimet tregojnë se ai siguronte drogë për të paraburgosurit kundrejt pagesave që varionin nga 100 deri në 200 mijë lekë të vjetra, duke përfituar nga turnet e natës dhe fundjavat, periudha kur në institucion kishte mungesë personeli administrativ.

Sipas dosjes hetimore, për të kamufluar aktivitetin e paligjshëm, Kroi gjatë orëve jashtë shërbimit punonte si shitës ambulant në qytetin e Elbasanit, ku merrte porosi nga familjarë të të paraburgosurve. Në këtë skemë ishte e përfshirë edhe Esmeralda Komici, e cila paguante policin për futjen e lëndës narkotike për të dashurin e saj, Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan.

Nga përgjimet telefonike dhe ambientale, vëzhgimet dhe dokumentimi filmik, Prokuroria ka krijuar dyshime të bazuara se droga futje nga punonjësi i burgjeve dhe më pas shpërndahej brenda regjimit të institucionit nga të paraburgosurit. Për këtë arsye, ndaj Ndriçim Kroi, Gerald Stamollës dhe Esmeralda Komicit është kërkuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” si dhe “Futjes së sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burg”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit