Shoferi i dehur përplaset me pemën, humb jetën 21-vjeçari në Elbasan

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.01.2026, 11:23
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën “Janaq Kilica” në Elbasan. Një 26-vjeçar me inicialet R. R., duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një pemë anësore.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri në mjet, 21-vjeçari Nehat Uruçi, ndërsa drejtuesi i automjetit ka shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është arrestuar nga Policia dhe pritet të përballet me procedurat ligjore.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që qytetarët apelohen për kujdes në drejtimin e automjeteve dhe shmangien e konsumit të alkoolit gjatë udhëtimit kur drejtojnë makinën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit