Ra nga krevati marinar, ndahet nga jeta vajza e futbollistit të Tiranës! Shtyhet ndeshja Flamurtari-Tirana

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.01.2026, 10:59

Vajza e futbollistit të KF Tiranës, Freddy Alvarez, u nda tragjikisht nga jeta mëngjesin e sotëm në kryeqytet, duke tronditur komunitetin sportiv shqiptar. Sipas dyshimeve të para të policisë, ngjarja lidhet me një rrëzim të vajzës nga krevati dykatësh, i njohur si “marinari”, çka ka shkaktuar dëmtime të parikuperueshme. Prindërit e gjetën të ndjerën me shenja jete dhe e dërguan me urgjencë në spital, por as ndihma e specializuar nuk mundi ta rikthente në jetë.

Klubi i KF Tiranës ka shprehur dhimbjen e thellë dhe solidaritetin e plotë me Freddy Alvarez dhe familjen e tij. Në reagimin zyrtar thuhet: “Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht. I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe qëndron pranë Freddyt dhe familjes së tij. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe.”

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe, në shenjë respekti dhe solidariteti, ndeshja Tirana–Flamurtari, e cila ishte planifikuar për sot në stadiumin “Selman Stërmasi”, është shtyrë për nesër në orën 13:30. KF Tirana mbetet në zi për këtë humbje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit