I riu demokrat kritikon Berishën: Foltoret nuk e mundin Ramën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.01.2026, 12:30

Kryedemokrati Sali Berisha u përball me kritika të drejtpërdrejta nga të rinjtë e Forumit Rinor të PD, të cilët e sfiduan për efektivitetin e foltoreve përpara Kryeministrisë. Njëri prej të rinjve tha se këto foltore nuk e mundin kryeministrin Edi Rama dhe kërkoi që lidershipi i PD të ndërmarrë veprime më konkrete për të përforcuar prezencën e partisë dhe për të komunikuar më mirë me strukturat.

“Kam një kritikë të madhe për lidershipin e PD që në mbledhje para se gjërat t’i marrë vesh struktura, dalin me mesazhe në mediat kombëtare të vendit, nuk është e shëndetshme për një forcë politikë. Kjo nuk është normale. Jo më çfarë ka shtëpia i tregon fëmija, sepse nuk janë fëmijë, janë politikanë që kanë përgjegjësi në supe, na përfaqësojnë ne. Mendoj që këto foltoret nuk mendoj se janë të mjaftueshme”, tha ai.

Ai theksoi se politikanët që përfaqësojnë partinë duhet të jenë më të përgjegjshëm në mënyrën se si veprojnë dhe komunikojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit