Rruga Fierzë–Qafë Mali e bllokuar nga dëbora, mungon pastrimi dhe hedhja e kripës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.01.2026, 09:54

Rruga Fierzë–Qafë Mali paraqitet në gjendje problematike për shkak të dëborës, duke u kthyer në një rrezik serioz për qarkullimin e mjeteve. Sipas shqetësimeve të ngritura, segmenti është komplet i papastruar, nuk është hedhur kripë dhe nuk është kryer asnjë ndërhyrje për pastrimin e saj.

Kjo situatë përsëritet sa herë që bie borë, pasi mungon ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme, pasi kushtet aktuale e bëjnë qarkullimin tepër të rrezikshëm.

"Përshëndetje JOQ! Kemi shqetësim me rrugën Fierzë–Qafë Mali. Rruga është komplet e papastruar nga dëbora, as nuk kanë hedhur kripë, as nuk e kanë pastruar, shumë e rrezikshme. Mund ta publikoni, se kështu ndodh sa herë që bie borë, nuk vë njeri dorë për ta pastruar", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit