Operatori i Blerjeve të Përqendruara i kontrolluar nga Arlinda Pogaj, për vitin 2025 ka shpërndarë shuma që do të mjaftonin për të ndërtuar një qytet të ri nga e para. Të dhënat zyrtare nxjerrin skema që ngrenë shumë pikëpyetje.
Vetëm gjatë vitit 2025 janë shpallur 501 tendera. 30 biznese në 46 tendera kanë përfituar kontrata me mbi 1 MILIARDË Lekë, nga 501 tendera të shpallur në total me vlera të ndryshme.
Në shumë raste, vlera fituese është thuajse identike me fondin limit. Diferenca minimale, konkurrencë formale, dhe një skemë që për ekspertët e prokurimeve ngre alarmin e mungesës së garës reale.
Dhe këtu lind pyetja që askush nuk po e bën zyrtarisht: Çfarë po bën SPAK? Bëhet fjalë për miliarda lekë, për procedura të përsëritura, për kompani që fitojnë vazhdimisht dhe për një sistem që duket se funksionon pa asnjë frikë nga hetimet e drejtësisë.
Asnjë hetim i njoftuar. Asnjë reagim. Asnjë verifikim publik. Vetëm heshtje. Në një vend normal, këto shifra do të mjaftonin për të hapur dosje, për të thirrur dëshmitarë, për të audituar çdo kontratë. Në Shqipëri, mjaftojnë vetëm për të kaluar si një lajm i zakonshëm.
Me të ble Arlinda, imagjino ç’a të bo Mirlinda… imagjino Belinda.

