Aksident në Berat, plagosen dy bashkëshortë pas përplasjes së makinave

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.01.2026, 21:29

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit, në zonën e njohur si “Rruga e Re”.

Dy automjete, njëri tip Mercedes Benz dhe tjetri tip Toyota, janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë një manovre të gabuar për kthim majtas të njërës prej automjeteve.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy bashkëshortët që udhëtonin në Mercedes Benz, ku janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit