Dy motrat dhunuan policen pranë Komisariatit: O qorre nuk sheh kur kalojmë ne?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.01.2026, 20:56

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë pranë Komisariatit të Policisë nr. 3 në Tiranë, ku dy gra ushtruan dhunë fizike ndaj një punonjëseje policie.

Mësohet se të arrestuarat janë M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, motra me njëra-tjetrën. Konflikti ka nisur për një shkak banal, teksa efektivja e policisë, agjente e krimeve dhe e veshur civile, po kalonte rrugën për t’u futur në ambientet e komisariatit.

Sipas raportimeve, dy motrat po lëviznin me automjet dhe kanë nisur ta ofendojnë punonjësen e policisë, duke i bërtitur se nuk po shikonte teksa ato kalonin rrugën. Pas përplasjes verbale, ato kanë parkuar automjetin dhe i kanë zënë pritë efektives pak metra larg komisariatit.

Punonjësja e policisë i ka paralajmëruar që të ndalonin dhe u ka bërë me dije se ishte efektive policie, por motrat nuk e kanë besuar dhe kanë vijuar me ofendime, përpara se situata të përshkallëzohej në dhunë fizike.

Ngjarja ka përfunduar me arrestimin e dy motrave, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit