Edhe pas aksionit të ndërmarrë në nëntor 2025 nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU), aflatoksina mbetet një kërcënim serioz për blegtorinë shqiptare. Autoriteti kishte bllokoi atëherë 420 tonë misër të importuar nga Serbia, i kontaminuar me këtë mykotoksinë të rrezikshme, e cila mund të shkaktojë sëmundje tumorale tek njerëzit dhe kafshët.
Megjithatë, aksioni i urdhëruar nga ministri i Bujqësisë, Andis Salla, mesa duket dështoi. Magazinat e tregtarëve që mbanin misër të mykur nuk u pastruan, dhe si pasojë, ky ushqim i kontaminuar po vazhdon të shitet në fermat e kafshëve.
Situata ka goditur rëndë blegtorët, pasi industria e qumështit ka vendosur të mos pranojë më qumësht të prodhuar nga kafshë që ushqehen me misër të kontaminuar. Për më shumë se një muaj, shumë blegtorë nuk kanë mundur të shesin asnjë litër qumësht, duke u lënë ata në mëshirë të fatit dhe duke rritur pasigurinë financiare në sektor.
Aflatoksina konsiderohet një nga toksinat më të rrezikshme për jetën e njeriut, ndaj kontrolli rigoroz i ushqimit të kafshëve është thelbësor. Autoritetet duhet të ndërmarrin masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të mbrojtur shëndetin e blegtorëve dhe konsumatorëve.