Pamje të rralla dhe prekëse janë filmuar së fundmi në një park në Afrikën e Jugut, ku një nënë elefante shihet duke sfiduar ujërat e rrëmbyeshëm për të shpëtuar të voglin e saj nga rreziku.
Pavarësisht forcës së ujit, ajo nuk heziton asnjë moment, duke treguar instinktin e jashtëzakonshëm mbrojtës që kanë nënat ndaj fëmijëve të tyre.