Një banor i zonës së ish-Tregut Elektrik i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast vjedhjeje.
Sipas denoncimit, disa ditë më parë një i ri i ka vjedhur motorin, të cilin e kishte parkuar në garazhin e pallatit ku banon. Autori, i cili mbante një kapuç në kokë, pasi ka vëzhguar zonën për disa momente, ka ndërmarrë veprimin duke marrë motomjetin.
Banori i bën apel autorit që ta kthejë motorin në vendin ku e ka marrë