Vetëm 700 metra larg qendrës së Fierit, rruga duket si në mesjetë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.01.2026, 16:29

Banorët e një lagje të Fierit, jo më larg se 700 metra nga qendra, janë në hall dhe në një situatë të papranueshme. Kjo rrugë është shtruar një herë me lekët e banorëve, të cilat janë marr nga Bashkia, e cila e ka për detyrë ta shtrojë me fondet e veta.

Por rezultati është i njëjtë: rruga është prishur sërish, pas punimeve të kanalizimeve dhe ndërhyrjeve të Bashkisë. Për më keq, mbi rrugë janë hedhur materiale të papërshtatshme, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal dhe duke krijuar rrezik për automjetet dhe këmbësorët.

Banorët kërkojnë përgjegjësi dhe një zgjidhje reale. Nuk mund të pranohet që Bashkia të marrë paratë e qytetarëve për shtrimin e rrugës dhe rruga të mbetet e prishur dhe e papërdorshme.

Ky denoncim i drejtohet kryebashkiakut Armando Subashi dhe Bashkisë së Fierit: shpjegoni ku shkuan paratë dhe riparoni rrugën me cilësi, sepse banorët mund të paguajnë dy herë për të njëjtin problem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit