Kush fshihet pas Beauty_laser_2 që u merr paratë vajzave dhe zhduket?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.01.2026, 16:01

Një qytetare ka denoncuar për redaksinë tonë një rast të rëndë mashtrimi që ka ndodhur në një klinikë që ofron shërbime me lazer në kryeqytet. Ajo tregon se së bashku me një mikeshë kanë kërkuar një paketë shërbimi me vlerë 500 euro, por pas pagesës, klinika ka zhdukur çdo gjurmë, duke i lënë ato të pa shërbim dhe pa asnjë përgjigje.

Vajza dhe mikeshja e saj janë paraqitur në klinikë dhe kanë paguar një kapar prej 250 euro secila, duke u premtuar se pjesa tjetër e pagesës do të bëhej pas seancave të lazerit. Por sapo paratë u dorëzuan, gjërat morën një kthesë të papritur. Faqja e klinikës në rrjetet sociale “avulloi” dhe çdo përpjekje për të kontaktuar rezultoi e kotë. Telefonatat dhe mesazhet e vajzave kanë mbetur pa përgjigje.

Pasi nuk arritën të lidhen me klinikën përmes telefonit, vajzat kanë shkuar në ambientet ku ndodhej klinika, por edhe aty janë përballur me të njëjtën situatë. Dera ka qenë e mbyllur, ndërsa askush nuk e ka hapur për të sqaruar vajzat. Të njëjtin skenar kanë treguar edhe komentet në postimet e kësaj klinike, ku persona të tjerë denoncojnë se janë mashtruar në të njëjtën mënyrë: faqja merr paratë dhe zhduket.

Kjo situatë ngre dyshime të forta se kemi të bëjmë me një skemë të organizuar mashtrimi, ku klientët tërhiqen me premtime për shërbime me lazer, paguajnë një kapar të konsiderueshëm dhe më pas mbeten të braktisur. Përveç humbjes së parave, klientët mbeten të ekspozuara dhe të pafuqishme për të kërkuar drejtësi, pasi çdo mundësi kontakti me “klinikën” është shuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit