Si mendoni, çfarë do t’i bëjë realisht Berisha Ramës nesër?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.01.2026, 16:06

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se protesta e opozitës e planifikuar për 24 janar do të shënojë, sipas tij, një përballje të drejtpërdrejtë me qeverinë.

Në deklaratat e bëra, Berisha tha se nesër do t'i bëjnë gjyqin kryehajdutit të këtij kombi.

Më herët, Berisha u shpreh se kryeministri më 24 janar do ia mbathë nga Kryeministria.

Por, çfarë do t’i bëjë realisht Berisha Ramës nesër?

A do të jetë sërish një protestë me fjalime të gjata, demokratë që ngrijnë në të ftohtë, ndonjë incident simbolik me dy molotovë për kamerat dhe më pas shpërndarje pa rezultat konkret?

Apo kësaj here opozita do të provojë se protesta është më shumë sesa retorikë dhe ritual i përsëritur, që prej vitesh nuk ka prodhuar as ndryshim politik dhe as përgjegjësi reale?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit