Teksa pak ditë më parë një paciente e dializës denoncoi haptazi oligarkun Klodian Allajbeu për kushtet mizerable ku koncesionari u jep shërbimin të sëmurëve e për të është paguar 80 Milionë € nga Buxheti i Shtetit...Ditën e sotme, Glauk Olldashi, djali i të ndjerit Sokol Olldashi ka kritikuar Berishën. Ai ka thënë se në foltore përzgjidhen njerëz që flasin pallavra ose janë tapë...
“Nuk e di kush i zgjedh… personi ose personat që zgjedhin disa nga personat që dalin aty, po bëjnë faj ndaj nesh, jo gabim. Sepse të dalin aty njerëz që flasin kuturu… Disa kanë qenë dhe tapë, iu merret goja kur flasin… na dëmton të gjithëve ne!”
Sipas tij, daljet publike pa përgatitje dhe pa përgjegjësi po e dëmtojnë seriozisht kauzën dhe perceptimin publik, duke kërkuar më shumë filtër dhe përgjegjësi në përzgjedhjen e folësve.