Teksa Tatimet bëjnë thirrje çdo ditë "Kërkoni Faturën", realiteti në terren është një tallje e hapur me qytetarët.
Një ndër kompanitë më të mëdha shqiptare në fushën e telekomunikacionit lëshon fatura ku kodi QR të nxjerr në "rrugë të madhe". Skanon faturën dhe s'përfundon askund sepse barcodi është një grumbull i zi i paskanueshëm.

A është ky një "barcode" sa për sy e faqe për të mashtruar klientin dhe shtetin?
Platforma zyrtare e verifikimit të faturave (efiskalizimi-app.tatime.gov.al) del "Error 404 – Not Found" dhe vërtetësia e këtyre faturave nuk është e mundur. Pyetja që lind është: A është kjo një rënie teknike rastësore, apo një "syqorrësi" e qëllimtë që faturat e majme të kompanive të mos kontrollohen dot nga qytetari i thjeshtë?