Arrestohet edhe djali i vëllait të Fetah Paçarizi i cili bëri ‘masakër’ me vjedhje votash

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.01.2026, 14:23

Në kuadër të aksionit të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim presioni dhe dhënie ryshfeti, në lidhje me procesin zgjedhor. Sipas burimeve, i arrestuari Granit Paqarizi, i cili është djali i vëllait të kandidatit për deputet Fetah Paqarizi. Dyshimet lidhen me veprime të kundërligjshme që përfshijnë presion dhe ryshfet, të cilat dyshohet se kanë ndikuar në procesin e votimit.

Burime të “Betimit për Drejtësi” kanë konfirmuar se në kuadër të hetimeve, mbi 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit janë ftuar për intervistim, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë edhe persona të ndaluar.

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, kishte autorizuar me shkrim Policinë e Kosovës që, me vetiniciativë, të identifikojë personat përgjegjës dhe të sigurojë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet. Këtë informacion Kryeziu e kishte konfirmuar ditë më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit