Automjetet luksoze që i përkisnin personazheve të botës së krimit, të sekuestruara nga SPAK në kuadër të hetimeve për pasuri të paligjshme, janë vënë në shërbim të institucioneve shtetërore nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Mes tyre ndodhen edhe automjetet e Ervis Martinajt, i njohur si “mbreti i kumarit”, i cili rezulton i zhdukur prej vitit 2022. Mjetet e tij luksoze janë kaluar për përdorim institucional dhe aktualisht shërbejnë për nevojat e një bashkie të vogël, ku përdoren për aktivitetet zyrtare të administratës vendore.
Sipas të dhënave zyrtare të AAPSK-së, gjatë vitit 2025 institucioni ka pasur në administrim 190 pasuri të luajtshme, që përfshijnë automjete, motomjete dhe mjete lundruese. Nga këto:
Në total, gjatë vitit 2025 janë administruar 88 mjete, të cilat janë shpërndarë për përdorim institucional përmes formave të ndryshme ligjore të administrimit të pasurive të sekuestruara.
Agjencia thekson se kjo praktikë synon që pasuritë e përfituara nga aktivitetet kriminale të kthehen në shërbim të interesit publik, duke shmangur degradimin e tyre dhe duke reduktuar shpenzimet e shtetit për mjete logjistike.