U vra në burgun e Koridhalos, Kushtetuesja hap procesin për pasuritë e Jani Aliajt

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.01.2026, 11:25

Jani Alia u vra në burgun e Koridhalos në Greqi pak ditë më parë, por procedurat gjyqësore ndaj tij vijojnë ende në Shqipëri. Sipas raportimeve në media, në Gjykatën Kushtetuese është hedhur shorti dhe është caktuar si gjyqtare relatore Marjana Semini për shqyrtimin e një kërkese të paraqitur nga Jani Alia, si dhe nga tre shtetas të tjerë të lidhur me të familjarisht.

Kërkesa ka si objekt shfuqizimin, për shkak të antikushtetutshmërisë, të tre vendimeve gjyqësore që lidhen me konfiskimin e disa pasurive. Vendimet e kundërshtuara kanë të bëjnë me sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive në kuadër të masave parandaluese kundër krimit të organizuar.

Konkretisht, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 73, datë 09.05.2023, ka lënë në fuqi vendimin nr. 53, datë 28.12.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë. Ky vendim kishte si objekt konfiskimin e pasurive në zbatim të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike”, i ndryshuar, në lidhje me Jani Alinë dhe personat e tretë të lidhur me të.

Me vendimin nr. 53, datë 28.12.2022, i cili u la në fuqi nga Apeli, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi, ndër të tjera, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara më parë me vendimin nr. 152, datë 30.09.2020, si më poshtë:

Njësi me sipërfaqe 27 m², në emër të shtetases L. Alia, e përfituar me kontratë shitjeje në vlerën 29.000 euro;

Njësi me sipërfaqe 38.15 m², në emër të shtetases L. Alia, e përfituar me kontratë shitjeje në vlerën 41.000 euro;

Njësi me sipërfaqe 26.4 m², me adresë “Palorto”, Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;

Njësi me sipërfaqe 130 m², me adresë Lagjia Palorto, Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;

Objekt në proces legalizimi, në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Palorto, Gjirokastër;

Pasuri e llojit ullishte, me sipërfaqe 200 m², në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Borsh, Sarandë;

Objekt vila “Kav…”, në proces legalizimi, në emër të N. Alia, me adresë Borsh, Sarandë, etj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit